Ka nisur edicioni i dytë i “Big Brother Vip 2”, ku disa prej banorëve kishin kohë që aludoheshin për pjesëmarrjen e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Një ndër to ka qenë edhe Kiara Tito, e cila edhe u shpreh se këtë hap që ka marrë ua kishte mohuar miqve të saj. Një ndër to mesa duket ka qenë edhe Klea, e cila ka postuar një foto të Kiarës në Instastory, ku përveç se sigurisht i ka uruar shumë fat dhe suksese, nuk mund të mos e përmendte faktin që e kishte gënjyer, duke e quajtur me shaka ‘qelbësirë’.
“Krijofsh kujtimet më të bukura të jetës shpirt. Të dua shumë! Jam këtu për ty. Dhe pse më gënjeve moj qelbësirë”, shkruan Klea.