Më mirë të zgjedhësh ta kalosh jetën me një burrë serioz apo me një burrë karagjoz, ishte tema e diskutuar këtë të martë në “Aldo Monring Show”, në Tv Klan. Kiçja, e njohur për videot e saj humoristike dha mendimin e saj në lidhje me temën.
Kiçja ishte paksa në mëdyshje pasi tha se e donte “funny” siç është edhe vetë, e më pas thoshte se serioz do ishte më mirë. Më pas ajo shtoi se më e rëndësishmja për të është që të mos e tradhtojë.
“Burri duhet ti ketë të gjitha nga pak. Dua një burrë serioz. Domethënë, jo shumë serioz. “Funny” më pëlqen më shumë. Të mos më tradhtoj, se e g riva pastaj. I bëj thirrje të gjithë burrave, ai që do vij e do bëhet pjesë e jetës sime të mos më tradhtoj sepse do iket shumë keq punët”, tha Kiçja.
E pyetur nëse e kanë tradhtuar ndonjëherë, ajo u përgjigj: “Normale që më ka tradhtuar dhe e kam tradhtuar. Për hak marrje normale. Unë për momentin jam beqare. Jo se nuk gjej dot të dashur, se jam shumë e bukur për të gjetur të dashur, por nuk dua të merrem fare”.