Rozë

”Kishte dallgë 6 ballë, anija për pak u mbyt”/ Prezantuesja shqiptare: Ato nuk ishin pushime

Pak ditë më parë Kiara Tito publikoi në Tik Tok një video ku shfaqej duke qarë. Ajo tregoi se arsyeja ishte bërë një udhëtim me anije. “Anijet detare janë një JO e madhe për mua”, shkroi Kiara.

'Anija sa s'po përmbytej', Kiara Tito shfaqet duke qarë

Së fundmi moderatorja ka treguar për “Kryefjala.com” detaje nga udhëtimi. Ajo është shprehur se deti ishte 6 ballë dhe anija sa nuk po p ërmbytej, duke shkaktuar panik te pasagjerët.

“Lavdi Zotit jam mirë. Më kaloi tani. Ishte shumë e tmerrshme sepse ishte deti 6 ballë dhe anija gati sa s’po përmbytej. Kishte njerëz që qanin dhe shkaktuan panik. Jo nuk do hypja më kurrë në asnjë mjet ujor”, ka rrëfyer Kiara.

Kiara Tito - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top