Dita e djeshme ka qenë e rëndësishme për Flori Mumajesin. Kjo pasi ai e ka festuar ditëlindjen dhe urimet e shumta nuk kanë munguar. Mirë ajo çfarë sa në sy sigurisht se ka qenë një postim i Florit.
“Reflektim” shkruan Flori përkrah një imazhi ku ndër të tjera thuhet:
“Nuk kam pasur kurrë pritshmëri të mëdha për urime apo surpriza për ditëlindjen time! Kurrë…
Por ja që vit pas viti janë munduar të më lumturojnë e më pas të më shkelin çdo ditë të jetës, janë munduar të më lumturojnë ditëlindje duke më faturuar kosto të mëdha për atë ditë në kurrizin tim çdo ditë të jetës”, ka shkruar ai. Pavarësisht kësaj ai i ka falënderuar të gjithë ata që e uruan.