Këngëtarja e njohur, Olta Boka, ka festuar ditën e djeshme ditën e lindjes. Këngëtarja ka publikuar dy foto në Instagram, ku shkruan se ky vit ishte më special, pasi pranë saj është e vogëlushja e saj, Gaia.
“Cdo urim i juaji i shtoi nje buzeqeshje me shume protretit tim! E dua shume diten e lindjes dhe ne kete dite, me shume se cdo here, i jam mirenjohese Zotit per mundesite qe me jep ne jete, per privilegjin e te jetuarit edhe nje vit me shume dhe per te gjithe dashurine qe kam rreth e rrotull meje! Perfshire edhe ty qe po i lexon keto rreshta!
Ky vit, ndryshe nga cdo vit tjeter, erdhi me special! Une rilinda me lindjen e Gaia-s, por sot kuptova qe lindja ime i sherben kesaj te fundit, ne perkushtim te se ciles do te jem deri ne frymen e fundit!”, shkruan këngëtarja në postimin e saj.
Olta dhe partneri i saj, Ivi, janë prej shumë vitesh të lidhur dhe vetëm pak muaj më parë u bënë prindër të vogëlushes Gaia.