Mbetet ende mi ster se si humbi jetën 37-vjeçarja, Leze Qosja, e cila u gjet pasditen e së martës në afërsi të “Bypass”-it të Shkodrës.
Burime pranë Pro kurorisë, P olicisë dhe Spitalit të Shkodrës, bëjnë me dije se dyshimet e para të efektivëve se 37-vjeçarja kishte shenja dh une kanë rënë poshtë.
Pas autopsisë në spitalin rajonal të Shkodrës rezulton se Leze Qosa ka disa hematoma të vogla, por që nuk janë ato që kanë shkaktuar vde kjen e saj. Tashmë janë të paqarta arsyet e ndarjes nga jeta të 37-vjeçares dhe për këtë arsye janë dërguar drejt Tiranës në laborator analizat për të nxjerrë shkaqet e vd ekjes.
PISTAT E VD EKJES
Tashme dy janë dyshimet që ka Pol icia, ose nga një vetëhelmim i 37-vjeçares ose mund të jetë edhe një vd ekje natyrale, duke qenë se ishte larguar nga banesa ku jetonte me motrën e saj që nga data 8 maj e këtij viti. Pas 10 ditësh nga largimi në mënyrë të papritur, motra e saj den oncoi rastin më 18 maj në Po licinë e Shkodrës.
Ndër të tjera, ajo deklaroi se Leze Qosa vuante nga de presioni dhe kjo mund te jete një prej arsyeve qe ka çuar 37-vjeçaren në veprime të pakontrolluara. Trupi i pajetë u gjet i dek ompozuar dhe mendohet se ka rreth 5 ditë që ndodhej në kanalin në afërsi të “Bypass”- it të Shkodrës.
Ajo, e lindur në zonën e Thethit, ishte martuar më herët në Tropojë nga ku edhe mori mbiemrin Qosja. Pas div orcit, nga i cili ajo nuk kishte pasur fëmijë, gruaja u transferua në Shkodër ku jetonte me motrën e saj.