Alvisa Qarri u kthey kohë më parë në një ndër vajzat më të komentuara në media dhe rrjetet sociale. Ajo është ish-konkurrente e “Përputhen” ku u përball me ish të dashurin e saj dhe situatat agravuan më shumë se një herë.
E ftuar së fundmi në “Ftesë në 5” Alvisa Qarri ndau më shumë detaje nga periudha e pauzës larg intervistave në media.
Ish-konkurrentja e “Përputhen” pohoi se gjithçka ndodhi e ka bërë njeri më të fortë, por njëkohësisht ka humbur besimin tek djemtë.
“Jam zhgënjyer shumë. Në këtë periudhë “të dua” mund t’i them vetëm babit”, tha ajo.
E pyetur nga Bieta, Alvisa tha se nuk mendon se ka qenë ndonjëherë e dashuruar verbërisht, ndryshe nuk do të lejonte të përfundonte.
Sa i përket djemve që s’ i ka aspak qejf, ajo përmendi ata të cilët flasin për veten dhe mburren gjithë kohën.
“S’ kam nevojë për asgjë, i kam të gjitha vetë”, u shpreh Qarri.