Lajme

Kishte mbushur çantën me para, kapet në pikën kufitare shqiptari

Një shtetas kosovar është pro ceduar pen alisht pasi nuk ka deklaruar një sasi parash në doganën e Morinës.

Pol icia ka sekuestruar 14 mijë puande dhe 2600 euro.

Shtetasi i cili po pro cedohet në gjendje të lirë është B.G, 31 vjeç, lindur në Kosovë dhe rezident në Mbretërinë e Bashkuar.

Njoftimi i po licisë:

Morinë, Kukës / Vijojnë kontrollet intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në kufi.

Sekuestrohen 14 000 paund dhe 2600 euro dhe procedohet penalisht shtetasi kosovar që nuk i deklaroi paratë në kufi.

Shërbimet e Pol icisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për go ditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Porsche”, me drejtues shtetasin B. G.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 14 000 paund dhe 2600 euro, të padeklaruara nga 31-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

MË TË LEXUARAT

To Top