Një nënë që prej vitesh përpiqej të tejkalonte problemet me lindjen e fëmijëve, ka ndarë në rrjet momentin t ro nditës kur doktori i tha se do të bëhej me katër fëmijë binjakë njëherësh.
30 vjeçarja Natalie Maree, nga Roebourne në perëndim të Australisë, shkruan se burrit të saj Kahn ‘thuajse i ranë të fikët’ kur çiftit iu dha lajmi i lumtur.
Tashmë prindërit tregojnë rregullisht për jetën me katër fëmijët e tyre Maioha Khan, Frankee Gene, Marley Rose e Maddison Grace, së bashku me vajzën e tyre 2-vjecare Kiki. Natalie nisi të merrte inje ksione të regullta hormonesh kur u diagno stikua me infer tilitet disa vjet më parë.
Por ajo dhe Kahn u lumturuan kur lindën vajzën e tyre Kiki, pas disa vitesh kur nuk e dinin nëse do të bëheshin ndonjëherë prindër.
Ata përsëri u shokuan kur mësuan se Natalie ishte shtatzënë për herë të dytë në fillim të vitit, por asnjëherë nuk e mendonin se do të lindnin katër bebe njëherësh.
Nëna e re tregon për momentin kur zbuluan numrin e bebeve gjatë skanimit sonografik.
Kur Natalie kishte parë në ekran ato që dukeshin si dy qese ajo thërriti: “Binjakë”, por doktori i tha se gabohej dhe ajo pyeti nëse ishin tre. “Sonografi përsëri tundi kokën në shenjë mohuese dhe pa thënë asnjë fjalë ngriti lart katër gishta”, thotë ajo.