Gjermania dhe Kanadaja kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për prodhim dhe transportim të hidrogjenit. Marrëveshjen e kanë nënshkruar ministrat e Ekonomisë së të dyja shteteve, në praninë e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrit kandaez, Justin Trudeau në qytetin kanadez, Stefenvill.
Trudeau e ka konsideruar nënshkrimin e marrëveshjes si “hap historik drejt të ardhmes së përbashkët”. “Shënjestra jonë është e qartë: të punojmë drejt eksporteve fillestare të hidrogjenit kanadez në Gjermani deri më 2025”, ka thënë Truedeau.
“Rezultatet po ashtu janë të qarta, të krijojmë vende puna për shtresën e mesme, derisa dërgojnë energji të pastër, që do të ndihmojë në luftimin e ndryshimeve klimatike”.
Scholz ka thënë se marrëveshja e çon partneritetin mes dy shteteve në nivel tjetër. Sipas tij, marrëveshja përbën “hap të rëndësishëm, jo vetëm për forcim të lidhjeve ekonomike, por edhe për energji të qëndrueshme në të ardhmen”.