Lajme

Kjo e martë paska qenë e zezë/ Ndërron jetë Baba Mumin Lama Kryetar i Komunitetit Bektashian të Republikës së Kosovës





Në njoftimin zyrtarë të lëshuar nga komuniteti bektashian mes tjerash thuhet:Kryetari i Komunitetit Bektashian të Republikës së Kosovës,Baba Mumin Lama e la botën materiale për t’u bashkuar me shpirtërat e pastër sot, më 26.01.2021. Myrshydi ynë njihej gjithandej për qetësinë që reflektonte,për urtësinë e bujarinë e madhe.

Intervista - Baba Mumin Lama - Gjyshata Bektashiane në Gjakovë - YouTube

Tregonte respektin për çdo qenie njerëzore, ngritej me konsideratë si për fëmijët ashtu për të moshuarit. Nuk dallonte njerëzit në elemente që diferencojnë, por këto i konsideronte pasuri të esencës së qenies njeri – duke shprehur dashuri për secilin, si veçoria kryesore e klerikut të shtegut të Hynqar Haxhi Bektash Veliut. Ne, bektashinjtë e Kosovës dhe të gjithë dashamirët e anëtarët bektashianë gjithandej, do të ngushëllohemi me faktin se kjo është ndarje e përkohshme.

E ngushëllojmë veten me kujtimet e bukura që Baba Mumini na i la. Qofshim të denjë për t’i ndjekur mësimet e Baba Muminit. Baba Mumini qoftë drita jonë që na udhëzon në shtegun e pastër të Ehli Bejtit. Për ceremonitë dhe hollësitë tjera do të njoftojmë në kohë të përshtatshme,thuhet në njoftim.

Baba Mumin Lama uron myslimanët për festën e Sulltan Nevruzit - Gazeta Online INSAJDERI





MË TË LEXUARAT

To Top