Lajme

Kjo e shtunë është ditë e shenjtë dhe e bekuar për shqiptarët/ Dita e bamirësisë dhe e Nënë Terezës, lujtja është: Shqiptarët mos të jenë të uritur!

Nga Ilir Meta.
“Mbase ju nuk jeni të uritur për një copë bukë, por ndoshta është dikush atje në familje që është i padëshiruar, pa dashuri, pa kujdesje, i harruar.

Një film ndërkombëtar kushtuar Nënë Terezës, kur pritet publikimi i tij - Shqiptarja.com

Atje është dashuria! Dashuria fillon nga shtëpia juaj! Një dashuri që është e vërtetë, dhemb! Kjo është ajo çfarë unë solla për ju. T’i jepni njëri-tjetrit më shumë dashuri!” – Shën Nënë Tereza

Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, që është gjithashtu Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, vjen më i fortë se kurrë mesazhi se dashuria nuk duhet të mbetet vetëm, por duhet të vendoset në veprim dhe në shërbim, ndaj kujtdo që ka më shumë nevojë për të përballuar mjerimin, varfërinë, vuajtjet dhe vështirësitë e përditshme.

Vepra e Shën Terezës të frymëzojë solidaritetin dhe gjithëpërfshirjen mbarëkombëtare për të rikthyer shpresën, për një Shqipëri më humane dhe më të dhembshur që përkujdeset me dashuri dhe përulësi ndaj çdo qytetari në nevojë!

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu “Nënë Tereza”, (1910 - 1997) misionare katolike, fituese e çmimit Nobel - Radio Kosova e Lirë

MË TË LEXUARAT

To Top