Lajme

Kjo e shtunë është e shenjtë dhe e bekuar për shqiptarët, e ka kujtuar edhe Papa Françesku: Bëhuni si Nënë Tereza juaj, falni mirësi!

Papa: Nënë Tereza ishte e mbetet modeli i shenjtërisë së mbarë botës së vullnetariatit, dashuri e dhuruar, larg ideologjive.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu “Nënë Tereza”, (1910 - 1997) misionare katolike,  fituese e çmimit Nobel - Radio Kosova e Lirë

Nënë Terezës i pëlqente të thoshte: “Ndoshta nuk e flas gjuhën e të varfërve, por mund t’u buzëqesh. Buzëqeshja është gjuhë ndërkombëtare!

Sot në 23-vjetorin e vd ekjes se Ganxhe Bojaxhiut, po rikujtojmë fjalët që Papa Françesku tha në Vatikan, më 4 shtator 2016, për Nënë Terezën, duke e shpallur Shenjte, duke ngritur lartësinë e shenjtërisë që pati jeta dhe vepra saj.

Mbrojtëse e jetës

Nënë Tereza, në gjithë jetën e saj, qe bujare e shpërndarëse e mëshirës hyjnore, gjithnjë e gatshme për të gjithë, përmes mirëpritjes e mbrojtes së jetës njerëzore, jetës së brak tisur e të flakur tutje.

Gjithnjë përkrah më të ligështit, të palindurit…

U angazhua në mbrojtje të jetës, duke theksuar vazhdimisht se “kush nuk ka lindur akoma, është më i ligshti, më i vogli, më i m  jeri” e duke ia njohur dinjitetin, që ia jep vetë Zoti.

Nënë Tereza - Wikipedia

MË TË LEXUARAT

To Top