Në ekranin e “Top Channel” u transmetuan së fundmi audicionet e “Përputhen 3”. Një vajzë 20 vjeçare e quajtur Raisa konkurroi për t’u bërë pjesë e programit.
Raisa “la kokën” pas ish-konkurrentit të “Përputhen 2”, Atdheut. Ajo tha se nuk do të futej në program, nëse Atdheu do pranonte të dilte me të. 20 vjeçarja bëri dhe një rrëfim të çuditshëm, teksa u shpreh se e ka puthur Atdheun nga televizori.
“Ti je i bukur. Vishesh bukur. Buzëqeshjen e ke të bukur. Dua të kem një lidhje me Atdheun. Nëse ai pranon të dalë me mua, unë e lë programin. Më pëlqen shumë. E kam pëlqyer dhe më para kur e kam parë në televizor. Jam afruar afër televizorit dhe e kam puthur”, u shpreh ajo. Përpos deklaratës së saj, vajza bëri dhe twerk para tij.