Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke folur në Këshillin e Sigurimit në OKB vazhdoi me listimin e mi zorive ruse në Ukrainë. Zelensky theksoi se njerëzit janë v rarë në rrugë dhe në shtëpitë e tyre.
Ai theksoi se veprimet ruse janë si të ISIS dhe se Putin kërkon që edhe vende të tjera të urrejnë Ukrainën.
“Ku është siguria që duhet të japë Këshilli i Sigurisë? Ku është paqja? Ku janë ato garancitë që OKB-ja duhet të garantojë?”-tha Zelensky.
Më tej ai theksoi se e gjithë bota duhet të shohë edhe krimet e tjera të luftës në qytete të Ukrainës përveç atyre në Bucha.
“Vendet mund të jenë të ndryshme, por mizoria është e njëjtë, krimet janë të njëjta, përgjegjësia duhet të jetë e pashmangshme.”-tha ai.