Ushqime

Kjo është receta natyrale për pastrimin e mushkërive

Alergjia, infeksionet dhe pirja e duhanit janë faktorët kryesorë që shkaktojnë sëmundjet e mushkërive apo çrregullime të ndryshme. Nëse keni probleme të mushkërive, veçanërisht ato bronkiale ose astma kardiake, rekomandojmë ilaç popullor tradicional si më poshtë.

Përbërësit:

1/2 kg qepë të kuqe.

1/2 kg sheqer ngjyrë kafe.

2 limonë të mesëm.

6 gota me ujë.

7 lugë që hamë me mjaltë të papërpunuar.

Përgatitja:

Vendoseni sheqerin kaf në një tenxhere të madhe dhe lëreni atë në një temperaturë të mesme. Trazojeni deri sa të marri ngjyrë të bukur të artë. Më pas shtoni qepët e copëtuar më parë. Trazojeni për disa minuta dhe shtoni ujë.

Lëreni të vlojë përzierjen derisa të mbetet vetëm një e treta e ujit në tenxhere. Pas kësaj, përzierjen largojeni nga zjarri. Ndërkohë, shtrydhni lëng limoni, shtoni mjaltë dhe së bashku hidhini në përzierjen që përgatitët më parë.

Lëreni përzierjen të qëndrojë për një natë në tenxhere. Më pas në mëngjes hidheni në një shishe.

Si ta konsumoni këtë ilaç:

Konsumoni një lugë të përzierjes para dhe pas një vakti. Përsëriteni këtë procedurë derisa gjendja e mushkërive tuaj është më e mirë. Fëmijët duhet të konsumojnë një lugë çaji me këtë ilaç para çdo vakti.

MË TË LEXUARAT

To Top