Ushqime

Kjo është receta për të bërë pite turke, janë ideale për drekë: Do lëpini gishtat ju duhen shumë pak produkte

Vitet e e fundit, telenovelat turke kanë ‘’pu shtuar’’ ekranet shqiptare, por ndërkohë që familjarizohemi me historitë e tyre, nuk mund të mos bëhemi kureshtarë të dimë se ç’hanë personazhet tanë të preferuar.

Recetë-Pide Turke,PIDE RECIPE,receta turke,receta lahmagjun,samuna turk,receta shqip,kuzhina turke,kuzhina shqiptare,

Ngjashmëritë mes dy kuzhinave janë shumë të mëdha, kështu që nuk është aspak habi t’i njihni ata. Sot ju propozojmë pite të mbushura me mish të grirë, qepë dhe domate.

Përbërësit për brumin: 500g miell 2 lugë vaj ulliri ose luledielli 1 lugë të vogël sheqer 1 lugë e vogël kripë 4 lugë gjelle kos 1 lugë e vogël maja birre e thatë (me kokrriza) 240ml ujë i vakët (afërsisht) – Përbërësit për mbushjen: 500g mish i grirë viçi 1 qepë 2 domate 1 spec jeshil + 1 spec I kuq 1 tufë majdanoz 1 lugë salcë koncentrat domatesh 1 lugë vaj ulliri 1 lugë gjalpë kripë, piper, spec pluhur – Për ta lyer sipër: 1 lugë vaj ulliri 1 e verdhë veze.

Hedhim miellin në një tas të madh, shtojmë përbërësit e tjerë të brumit dhe fillojmë t’i përziejmë me dorë. Brumi duhet të jetë elastik që nuk ngjit në duar, prandaj ujin e shtojmë pjesë-pjesë sipas nevojës (sasia e ujit varet shumë edhe nga lloji i miellit). E punojmë 10 minuta me dorë në tavolinë me pak miell. E mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë për 50 minuta afërsisht ose derisa të shohim që e ka dyfishuar vëllimin. Gjatë kësaj kohe, përgatisim mbushjen: në një tigan skuqim në fillim mishin, më pas shtojmë qepën dhe specat të prerë në kubikë të vegjël. I skuqim dhe këto për disa minuta derisa qepa të jetë zbutur.

Shtojmë domatet të prera në kubikë, majdanozin të prerë imët dhe salcën koncentrat të domateve. I përziejmë mirë me lugë druri dhe i lëmë akoma në zjarr për pak minuta. Shtojmë gjalpin dhe fikim zjarrin. E lëmë mënjanë tiganin që të ftohet dhe të përzihen aromat me njëra-tjetrën. Kur brumi të jetë fryrë sa e duam, e ndajmë në 4 topa. I hapim me petës dhe pak miell, të holla dhe me formë të zgjatur ose të rrumbullakët, e vëmë petën direkt te tava e furrës e veshur me letër furre, hedhim pak nga mbushja. Rrahim vezën me vajin dhe i lyejmë sipër me penel vetëm te pjesa e brumit. I pjekim në furrë me 220°C të ngrohur më parë derisa të kenë marrë ngjyrë si lart edhe poshtë.

Pite te mbushura me pule/pete e mbushur/sufllaqe ne shtepi/souvlaki/shawarma/pite turke - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top