Djaloshi, 12 vjeç, mori për herë të parë pajisjen e projektuar nga Marsi Bionics në shkollën e Madridit. Duke pasur parasysh rëndësinë e ditës dhe muajt e gjatë që ai dhe familja e tij kishin ëndërruar për të, Jorge u befasua nga një vizitë e papritur e Pedro Sanchez, kryeministrit të Spanjës.
Në orën 12:45 të së martës, kur ishte i rrethuar nga shokët dhe mësuesit –por edhe nga Kryeministri i Spanjës – Jorge përmbushi ëndrrën më të madhe të 12 viteve të tij: të ngrihej në këmbë, të shonte te shokët e klasës dhe të luajnte me ta.
Për ta arritur këtë, Jorges, i cili ka par alizë ce rebrale dhe qendron në një karrige me rrota, iu vendos një ekzoskeleti (skelet i jashtëm) më i avancuar, që ia ka ndryshuar jetën gjatë dy viteve të fundit dhe që mund t’u ofrojë miliona fëmijëve një shkallë të paimagjinueshme më parë, për të lëvizur.
Exoskeleton, skeleti i jashtëm për trupat pa vertebra, ofron mbështetje dhe mbrojtje. Nëna e Jorges, Eva Munoz-Torrero, tha se nuk do ta harronte kurrë herën e parë që të birit i vunë ekzo-skelet:
“Ai tha “mbajeni karrigen me rrota, se unë kam këtë tani dhe po e marr në shtëpi”. Që atëherë, ai ishte lutur që të mund t’i merrte pajisjet me vete nga dhoma e terapisë ku shkon dy herë në javë për në shkollën e tij jashtë Madridit.
Ditën e ditëlindjes së tij, kur mbushi 12 vjeç, Jorges iu plotësua dëshira. Teksa hynte në dhomën ku po prisnin shokët, u prit me brohoritje, duartrokitje dhe me lotët që i rodhën nga sytë një truprojeje të kryeministrit, një trupmadhi.
“Marsi Bionics”, kompania që projektoi ekzoskeletin, e përshkruan pajisjen si “të vetmin ekzoskelet pediatrik në botë që lejon fëmijën të lëvizë lirshëm” dhe thotë se veçantia e tij qëndron në teknologjinë elastike që përshtatet me trupin e përdoruesit.
Firma, e cila ka kryer një provë klinike me spitalin La Paz të Madridit dhe Këshillin Kombëtar të Kërkimeve të Spanjës, thotë se pajisjet mund të ndihmojnë 17 milionë fëmijë në mbarë botën, dëmtimet neurologjike të të cilëve i pengojnë ata të ecin.
“Nuk ka asgjë më të bukur sesa të shohësh një fëmijë në shkollë dhe që të luajë me shokët,” tha Elena García Armada, bashkëthemeluesja dhe CEO.
Por potenciali i madh që ofron ekzoskeleti nuk është i lirë. Ndërsa familja e Jorge ka arritur të mbulojë kostot e terapisë – të cilat mund të arrijnë 30,000 euro në vit – përmes financimit të shumtë, jo të gjithë janë kaq me fat.
“Eksoskeleti është një ëndërr, por nuk është e drejtë që ai duhet të jetë i disponueshëm vetëm për familjet që mund të kenë financime të shumta dhe investim të madh në mënyrë që fëmija i tyre të mund të ecë”, tha znj. Munoz-Torrero.
Ajo do të donte që më shumë familje të ishin në gjendje të shihninn ndryshimet që ka parë tek djali i saj. Edhe pse Jorges nuk i ka munguar asnjëherë disiplina, vendosmëria apo një sens humori i pamohueshëm, ekzoskeleti i ka dhënë atij dhe familjes një shtysë të madhe motivuese.
“Kjo gjithashtu ka rritur vërtet vetëvlerësimin e Jorges,” tha ajo. “Ai nuk dëshiron të rrijë më në karrigen e tij në qoshe. Ai dëshiron të përfshihet.”
Pasi u dhanë dhuratat dhe u kënduan për ditëlindje të lumtura, Jorge u kthye në klasë me karrocën e tij me rrota. Ndërsa Kryeministri dhe grupi i tij u larguan dhe kamerat televizive e ftuan, Muñoz-Torrero bëri një përmbledhje të shkurtër të arritjeve të mëngjesit.
“Ky ka qenë një hap me të vërtetë i rëndësishëm sepse ne kemi treguar se sa e rëndësishme është t’u ofrohet teknologjia njerëzve me aftësi të kufizuara,” tha ajo.
“Por, më personalisht, kjo ishte ajo që Jorge kishte dashur që nga dita e parë: ai donte të kishte shokët e tij në krah kur të ngrihej dhe të ecte. Dhe ai e përmbushi atë ëndërr.”