Ndoshta u ka rastisur të dëgjoni këto ditë për aktorin e njohur amerikan, Will Smith dhe gruan e tij, Jada Pinkett Smith.
Të martuar prej 22 vitesh, ata u vunë në qendër të diskutimeve nëse ishin në një martesë të hapur. Kjo pasi një këngëtar i muzikës rap, i quajtur August Alsina, shok i djalit të çiftit Smith, deklaroi se ka pasur një lidhje me Jada Pinkett Smith.
Në atë kohë ai ishte 23 vjeç dhe ka deklaruar se afera e tij kishte ‘bekimin’ e Will Smith. Por çifti, që janë të martuar prej vitit 1997 dhe kanë dy fëmijë së bashku, kanë bërë diçka bombastike. Të dy janë ulur në një tryezë dhe kanë biseduar hapur për këtë çështje, në programin e Jada Pinket Smith në Facebook, të quajtur “Red Table Talk”.
Rrëfimi i Jada Pinket Smith ka bërë xhiron e botës gjatë orëve të fundit. Ajo e pranon se ishte në një aferë me shokun e djalit, këngëtarin August Alsina. Por ajo thotë se afera e saj ndodhi teksa çifti ishte ndarë, për shkak se në një periudhë, ata ishin në krizë.
“Isha duke vuajtur dhe isha zemërthyer,” thotë ajo. “I vetmi person që mund të më jepte leje në ato rrethana, isha unë,” tha aktorja.
Ajo shtoi se nuk ka folur me këngëtarin prej vitesh.
Smith e pyeti të shoqen se çfarë ndjente se po kërkonte me këtë marrë dhënie.
“Thjesht doja të ndjehesha mirë,” tha ajo, teksa i shoqi dukej se e aprovonte. “Kisha kaq kohë pa u ndjerë mirë”.
Tani që çifti është rikthyer bashkë, Pinket Smith tha se kanë arritur në një nivel të ‘dashurisë së pakushtëzuar’.
“Mendoj se më ke kthyer sërish. Mendoj se jemi mirë kështu,” shtoi ajo.
Në fund të bisedës, dyshja takoi duart.
“Ne udhëtojmë bashkë, ne vdesim bashkë. Martesë e keqe përjetë,’ thanë ata, duke cituar kështu shprehjen e famshme nga filmat ‘Bad Boys’: “We ride together, we di e together. Ba d ma rriage for life”.
Ndoshta u ka rastisur të dëgjoni këto ditë për aktorin e njohur amerikan, Will Smith dhe gruan e tij, Jada Pinkett Smith.
Të martuar prej 22 vitesh, ata u vunë në qendër të diskutimeve nëse ishin në një martesë të hapur. Kjo pasi një këngëtar i muzikës rap, i quajtur August Alsina, shok i djalit të çiftit Smith, deklaroi se ka pasur një aferë seksuale me Jada Pinkett Smith. Will Smith ka pasur një aferë me aktoren Margot Robbie.