Si k urrë më parë, tre vajza të “Përputhen” kanë zgjedhur të njëjtin djalë për të dalë në takim. Bëhet fjalë për Fjorin, Alesian dhe Rrushen, të cilat kanë zgjedhur Samiun.
Djali është vënë në pozitë të vështirë, por zgjedhja e tij ka qenë Rrushja.
“Nga Alesia se kam pritur që vjen një ftesë, por e kisha pranuar Rrushen për këtë javë. Kam pëlqim normal edhe për ty (Alesia), edhe kuriozitet po nuk e prita. Për këtë javë jam përgatitur të dal me Rrushen”, është shprehur ai.