Lajme

Kjo xhami shqiptare nuk po shërben vetëm për lutje dhe falje, aty bëhen edhe shërime me Kuran: Ja çfarë thotë imami

Është institucion ku myslimanët kryejnë ritualet fetare. Por, përveç këtyre detyrimeve, në katin e dytë të kësaj xhamie po dyshohet që janë kryer disa aktivitete e që bien ndesh me rregullat e BIK.

Vidhet xhamia në Pejë, reagon imami - Sinjali

Në vendin e ndarë për faljen e namazit për gra, dyshohet se imami i xhamisë kryen edhe këtë metodë të shërimit për personat që kanë telashe më shëndetin.

Këtë të paktën e pohojnë për T7 disa persona që kanë dashur të mbesin anonim, por që i kanë paraqitur disa fakte, që sipas tyre e tregon më së miri këtë situatë.

Madje për këtë aktivitet, që quhet “Shërim me Kuran”, janë shpërndarë edhe disa postera, e që në numrin kontaktues është paraqitur numri i imamit të Xhamisë “Tahtali” në Pejë.

Televizioni ka kontaktuar me imamin Gazmir Sahara, ai ka thënë se nuk ka reaguar publikisht për lakimin e emrit të tij, ndërsa arsyetimin e tij e ka dhënë vetëm tek Bashkësia Islame.

Imami i Xhamisë “Tahtali” në Pejë, i ka mohuar akuzat e pabaza sipas tij, si dhe ka shtuar që kurrë në jetën e tij nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet tjetër.

Ndërkohë, emri i imamit Gëzim Sahara, ishte lidhur edhe me xhaminë “Haxhi Ibrahim – Devolli”, por që edhe imami i kësaj xhamie i ka mohuar këto ak uza, duke thënë që prej se është hapur kjo xhami ushtron detyrën e hoxhës në këtë institucion, nuk ka pasur asnjë aktivitet të tillë.

Xhamia në Pejë kthehet në 'ordinancë shëndetësore' - Gazeta Express

MË TË LEXUARAT

To Top