Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër për herë të parë me datë 4 qershor. Në jetë erdhi vogëlushi Krid, i cili ka ndryshuar jetën e familjarëve.
Çifti publikojnë shpesh momente pranë të voglit në rrjete sociale, por sidomos Klea. Vetëm së fundmi, moderatorja ka ndarë foton më të ëmbël të tij, duke treguar se ai ka filluar të qëndrojë vetë ulur.
Po ashtu, Kridi është fiksuar me tatuazhet e Elgitit dhe në foton në fjalë shihet duke i parë gjithë kërshëri. “Vdesim për tatuazhet e babit vdesim! Jeta imee, u rrite ti të rrish në byçë!”, ka shkruar moderatorja krahas fotos.