E zonja, e suksesshme, e pa ndashme në profesion. Kjo është Vlora Lota, të cilen ata që e njohin e konsiderojnë femër të fuqishme dhe profesioniste të jashtëzakonshme.
Vlora Lota është një person me plotë jetë, tejet pozitive dhe që vështirësitë i bënë mike. Ajo, është bashkëshorte dhe nënë e lumtur e dy fëmijëve. Prej 34 vitesh jeton e vepron në Zvicër me krenarinë e dashurinë e madhe që ka për vendlindjen e saj, Gjakovën.
“Në vitin 2002 pas përfundimin të shkollës së mesme në moshën 16 vjeçare nisa rrugëtimin e praktikes tre vjeçare si frizere në një sallon të mrekullueshëm në Martigny, ku kalova vitet më të rëndësishme të jetës ime. Aty mesova bazat e para dhe dashurinë e pasionin për profesionin. Ne vitin 2005 u diplomova me çertifikatën më të larte dhe u bëra frizere”, tregon Vlora për revisten “Kosovarja”.
Por, kjo grua profesioniste nuk u ndal me kaq, pasi siç thotë ky profesion do që të jesh përherë në rrjedh përmes kurseve për të mësuar teknika të reja profesionale, për të qenë në hap me kohën, trendët, modën. “Unë nuk ndalem, sepse dua që klienteve të mija tu ofroj më të mirën. Jam aftësuar në Paris me frizer të njohur dhe të suksesshëm, kam qenë edhe në Barcelonë, pastaj në Turqi ku kam bërë master class te Mounir, që është një ndër frizerët më të famshëm në botë dhe vazhdimisht kryej kurse në Zvicër dhe anë e kënd botës”.
Me të drejtë po pyesni se ku gjendet salloni i Vlora Lotes? “Salloni gjendet në Cantonin e Valisit në gytetin e Collombey, ma saktësisht është në qendër tregtare përballë Migros-it. Salloni ka funksionuar mbi 20 vite . Aty unë u punësova ne vitin 2007, pas dy vitesh ma dhanë përgjegjësinë e menaxhimit për tetë vite me radhë. Në vitin 2014 bleva fondin e sallonit duke vazhduar ta përfaqësoja ekskluzivitetin për pesë vite dhe në vitin 2019 vendosa me gatishmëri për ta përfaqësuar veten dhe vizionin qe e kisha fituar duke krijuar diçka unike, diçka që reflekton energjinë time dhe personalitetin tim. E rinovuam sallonin në bashkëpunim të çmuar me arkitektin nga Gjalova, Lekë Hadri dhe vendosa emrin tim “Vlora Coiffeur-créateur”.
E, në sallonin e Vlorës ofrohen të gjitha shërbimet e flokëve për femra, meshkuj dhe fëmijë. Klientela është e të gjitha nacionaliteteve, ndërkohë që numri i klientëve shqiptare është rritur dukshëm edhe falë prezantimit të punës në Instagram.
Vlora Lota është specialiste e flokut në gë gjitha drejtimet, e sidomos për ngjyrosje, balayage, ombre hair, ngjyrat bjonde, etj. Shumë kliente udhëtojnë edhe nga 200 km vetëm për ti rregulluar flokët në sallonin e saj.
Me Vloren folëm edhe për jetën jashtë profesionit. Na tha që për të familja është më e rëndësishmja, por edhe shoqëria. E ka tejet të rëndësishme edhe vetën e saj, bile shpesh ulet e bënë muhabet me vetën. Ka hobi shopingun, muzikën, daljet në natyrë dhe së fundi leximin e meditimin, madje po e zgjeron forcën e saj mentale.
Këtë shkrim po e mbyllim me moton e saj, që është: “Jeto për të punuar dhe jo të punosh për të jetuar! Beso në vetën tënde”.