Rozë

Kohët e fundit e kanë ofenduar, reagon Arjola Demiri: E marr si kompliment kur flasin keq për mua

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, aktorja e njohur, Arjola Demiri, është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo publikon herë pas here video dhe foto të ndryshme, si nga emisionet ku është e ftuar, ashtu edhe nga jeta private.

Së fundmi, Demiri është shfaqur mjaft joshëse, teksa ka pozuar e veshur me rroba ushtarake, me të cilat është dukur mjaft tërheqëse.

“Ti nuk mund të më shohësh, unë kam veshur kamuflazh”, ka shkruar aktorja krahas fotove. Ndërkohë, vetëm pak orë më vonë, ajo publikoi edhe një imazh tjetër ku shihej teksa shijonte jetën e natës në kryeqytet.

“Flasin mirë, flasin keq, unë e marr si benefit”, ka shkruar Arjola, duke lënë të kuptohet se ky është edhe një lloj mesazhi për persona në veçanti.

MË TË LEXUARAT

To Top