Prej disa ditësh qytetarët e Shqipërisë tor turohen në doganën e Kakavijës, duke mos i lënë të kalojnë në shtetin grek. Madje ditën e djeshme një 10-vjeçar u përplas për vdekje nga ambulanca.
Një qytetar i cili kishte 48 orë që priste për të kaluar doganën është shprehur se ajo që ka kaluar është më keq se tor turat e Hi tlerit.
Fajtor për këtë radhë ai i ka cilësuar të dyja qeveritë, si atë shqiptare dhe greke.
Qytetari:
Kjo që kaluam është më keq se tor turat që bënte Hi tleri në vitin 40. Fajin e kanë të dy qeveritë, ajo greke dhe ajo shqiptare, Rama bashkë me Mitsotakis, gjynah që në 2020 të ndodhin gjëra të tilla. Kam 48 orë që pres, nuk e kam menduar asnjëherë që të kthehesha. Mora në telefon Starin dhe stacionet greke e u thash që do të derdhet gjak këtu. Të kishin mbyllur kufirin dhe të thonin që nga data 1 gusht deri me 30 gusht është mbyllur kufiri, vetëm në rast nevoje. Mua më ka vdekur mamaja, erdha ta var ros. Nuk mund ai të më mbyllë kufirin mua, unë kam shtëpinë atje, kam gjithë pasurinë. Paguaj taksa, si këtu edhe atje.