Gje nerali në pension David Petraeus, i cili komandoi fo rcat amerikane në luf tërat në Irak e Afganistan, ka analizuar zhvillimet e deritanishme në Ukrainë, pas invazionit rus. Ai thotë se rusët po përballen me një fo rcë ush tarake ukrainase veçanërisht e vendosur, befasisht e aftë dhe novatore në lu ftë për atdhe e mbijetesë.
Në kontrast, push tuesit rusë kanë shfaqur shumë dobësi: pla nifikim të dobët, projeksione inte ligjence me optimizëm të tepruar në lidhje me atë se si do të zhvillohej konf likti, nënvlerësim të forcave dhe popullit ukrainas, pamjaftueshmëri mirëmbajtjeje e logjistike, pajisje që lënë për të dëshiruar, e të tjera.
Petraeus është skeptik që rusët të kenë mjaftueshëm f orca për të marrë, e aq më pak ta mbajnë nën kontroll, Kievin dhe disa qytete të tjerë të mëdhenj.
Megjithatë, ai vë në dukje edhe se rusët kanë kapacitet të madh – edhe histori – për shkatërrim qytetesh, ndërtesash civile dhe infrastrukturë kritike, duke thënë se ata do t’i rrënojnë zonat urbane në përpjekje për të marrë kontrollin.
Petraeus vuri në dukje se ‘Presidenti Vladimir Putin në vend që të bënte Rusinë sërish të madhe, bëri NATO-n sërish të madhe’. Gjenerali, që dikur ka qenë edhe drejtor i CIA-s nën Presidentin Barack Obama, thotë se ‘lufta në Ukrainë do të jetë një pellg g jaku për Rusinë’, edhe pse vazhdon t’i shkaktojë humbje të mëdha popullit ukrainas.