Në natën e dueteve në Festivalin e Këngës, Elsa Lila dhe Capital T risollën një version të ri të këngës hit “Pyes lotin”. Por ky ripërpunim nuk i pëlqyeu aspak kompozitorit të këngës, Valentin Veizi. Ai reagoi i indinjuar përmes një postimi në Facebook, ku i bënte thirrje RTSH ta hiqte nga transmetimi këtë variant, të cilin e ka konsideruar të “shëmtuar”.
Pas reagimit të tij publik, kënga u fshi nga Youtube. Megjithatë “Pyes lotin” është rikthyer sërish dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë Elsa.
Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto krahas së cilës ka shkruar: “Pyes Lotin” rikthehet në Youtube. Kush duron, fiton! Duket se kështu Elsa i është përgjigjur kompozitorit.