Lajme

Konflikti me Turqinë/ Erdogan tregon çfarë ka folur me Merkelin: Kërkojmë këtë gjëra nga Greqia dhe s’do ketë më tensione

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar pasditen e kësaj të enjte një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku u diskutua rreth zhvillimeve në Mesdheun Lindor.

Kancelarja gjermane Merkel dhe Presidenti turk Erdogan, bisedë telefonike –  RTSH-Radio Televizioni Shqiptar

Ky komunikim telefonik u zhvillua 24 orë pas ndërhyrjes publike të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Mike Pompeo, i cili kërkoi de-përshkallëzimin dhe fillimin e një dialogu midis Greqisë dhe Turqisë.

Mediat greke kanë zbardhur detaje nga biseda, ku thuhet se Erdogan ka qenë i prerë në përgjigjet e tij, ndërsa ka thënë se i duket e papranueshme mbështetja nga disa shtete e sjelljeve “egoiste” të Greqisë.

“Ne jemi për një shpërndarje të drejtë në mënyrë që të gjithë shtetet bregdetare të mund të fitojnë. Por Greqia, Qiprio dhe vendet që e mbështesin atë, përshkallëzojnë tensionin dhe nuk promovojnë një zgjidhje të përbashkët. Është e papranueshme për disa vende të mbështesin sjelljen egoiste dhe të padrejtë të Greqisë. Turqia gjithmonë dhe kudo do të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj në çdo rast dhe veprim që nuk do të bëhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Turqia mirëpret kontributin dhe përpjekjet e Angela Merkel dhe Gjermanisë për një zgjidhje,” tha Erdogan.

Çfarë biseduan Erdogan dhe Merkel në një bisedë telefonike? - Periskopi

MË TË LEXUARAT

To Top