Lajme

Koronavirusi/ Greqia jep vendimin, ja kur hapet kufiri me Shqipërinë





Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë publikoi kufizimet që do jenë në fuqi deri më 21 Janar në kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Covid 19, Greqia shtyn masat kufizuese: Kufiri me Shqipërinë i mbyllur deri më 11 shtator - Abc News

Për sa i përket Shqipërisë dhe qytetarëve Shqiptar janë në fuqi këto masa: Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë do të vazhdojë të konsiderohet i mbyllur, dhe si pasojë nuk lejohet asnjë lëvizje qoftë tokësore qoftë detare.

Autobusët , minibusët, makint me targa shqiptare dhe anijet e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi. Lidhja ajrore bëhet vetëm mes aeroportit Nën Tereza dhe El. Venizelos. Ndalohet hyrja në Greqi e qytetarëve shqiptar që duan të vijnë në Greqi për arsye turistike apo vizite. Ndalohen personat me pasaportë shqiptare, apo me 90 ditorëshe.

Në Greqi lejohet të hyjnë vetëm personat që kanë leje qëndrimi ose nënshtetësi Greke. Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë (avjon, autobus , makie etj) duhet të plotësojnë 24-48 orë përpara mbërrijtes në Greqi, Formularin PLF.

Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë është e nevojshme të paraqesin Test negativ RT-PCR që duhet të jetë bërë deri në 72 orë përpara nisjes për në Greqi.

Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi nga Shqipëria pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë duhet të bëjnë karantinë 7 ditore në shtëpinë e tyre. Pikat kufitare do punojnë çdo ditë nga ora 7.00 deri në orën 23.00 Nga Pika kufitare e Kakavijës do lejohet të kalojnë deri ne 750 veta. Kapshtica do jete mbyllur.

Hapet kufiri me Greqinë, por do të lejohen vetë ata persona që ... - Kryesoret




MË TË LEXUARAT

To Top