Shkodra ka humbur edhe një tjetër artist nga koronavirusi Covid-19.
Mësohet se Enrik Çefa mbylli sytë në një prej spitaleve Covid në Tiranë, pasi në 24 orët e fundit kishte kaluar në in tubim. Çefa është i famshëm si kompozitor, por edhe si këngëtar në Shkodër.
Një nga këngët më të njohura që ai ka kompozuar eshtë edhe ‘Vajza shkodrane’ Enrik Çefa ka qenë muzikant/kompozitor dhe mësues muzike.
Vitet e fundit ai kishte dalë në pension. Mësohet se ai ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare.