Gjermania do të përballet me disa muaj të vështirë për shkak të koronavirusit, paralajmëroi kancelarja gjermane, Angela Merkel, raporton Reuters.
“Gjermania deri më tani ka kaluar pandeminë relativisht mirë falë sjelljes jashtëzakonisht të përgjegjshme të qytetarëve në muajt e fundit, por ne shohim tani që po vjen vjeshta, një fazë e vështirë është përpara”, i tha Merkel parlamentit gjerman.
Gjermania raportoi 1.798 raste të reja me koronavirus të mërkurën, treguan të dhënat e Institutit për sëmundjet infektive, Robert Koch. Të martën, Merkel diskutoi me udhëheqësit e 16 landeve për të fuqizuar ma sat kundër pandemisë.