Lajme

Koronavirusi në Shqipëri/ Mjeku Pipero fajëson të rinjtë: Ata po e përhapin në masë, mos të qëndrojnë në kafene!

Pyetja kryesore që duhet të bëjmë në këtë kohë kritike të pandemisë është: A po po bëj kujdesin e duhur për të mos e marrë koronavirusin?

Rastet e shtuara me koronavirus, Pipero: Ju lutem mbani maskë, qeveria nuk  ka gjë në dorë – A2 CNN

Kështu është shprehur infeksionisti i njohur Pëllumb Pipero i ftuar në ABC. Mjeku u shpreh se ky virus ka “shkuar përtej çdo normaliteti, brenda anormales së madhe në këtë situatë.”

Ajo që ngre shqetësim tek mjeku është numri i madh i qytetarëve në bare dhe lokale. Pipero rrëfeu se i bën shumë përshtypje numri i madh i personave që frekuentojnë baret e zonës së ish-bllokut në mbrëmje. Po ashtu, mjeku infeksionist tërhoqi vëmendjen se rinia nuk është duke e marrë seriozisht problemin.

“Kapacitetet kudo në botë kanë një limit. Duhet pyetur, çfarë po bëj unë vetë, çfarë po bëjnë institucionet, lokalet për të mbajtur masat?…Rinia nuk e ka marrë seriozisht problemin.”

Po ashtu, Pëllumb Pipero u shpreh, se duke parë situatën aktuale në mendimin e tij, e mira do të ishte që lokalet të mbyllen më herët.

“Njerëzit duhet të rrinë sa më pak në lokale. Situata që po përjetojmë do më shumë kujdës, mirëkuptim. Ndoshta lokalet duhet të mbyllen pak më herët, janë në mendimin tim, lokalet dhe familja binomi më i madh i transmetimit.”

Image

MË TË LEXUARAT

To Top