Mjeku infeksionist, Tritan Kalo ka folur gjatë konferencës së mbajtur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu lidhur me situatën e koronavirusit në vendin tonë.
Kalo është shprehur se përpara se një rast të konceptohet si i infektuar duhet të merret parasysh elementi epidemiologjik, nëse ka pasur kontakte, elementet klinike që shfaq, izolimi si edhe imazheria. Mjeku ka shtuar se ndiqet një rrugë pak e gabuar, sepse sipas tij pasi po fillohet nga e fundit.
“Mirëkuptimi dhe mirëbesimi juaj ka sjellë dhe do të sjellë në të ardhmen mirëmenaxhim të rasteve. Përpara se një rast të konceptohet si i infektuar duhet të merret parasysh elementi epidemiologjik, nëse ka pasur kontakte, elementet klinike që shfaq, izolimi si edhe imazheria.
Po ndiqet një rrugë pak e gabuar, pasi po fillohet nga e fundit. Skaneri në skemën e përcaktimit të diagnozës është elementi i pestë dhe ndihmon në vlerësimin e rastit. Ajo që mbetet në duar të mjekëve të familjes është vlerësimi i rasteve është ai që njeh më mirë se çdo njeri tjetër historikun e familjes.
Rikujtoj që antibiotikët ose antibakterialët janë një preparat që nëse keqpërdoren do të na bëjnë të pamundur trajtimin e infeksioneve. Ato që kemi duhet të dimë t’i përdorim. Duhet të kemi parasysh se tashmë është stina ku në qarkullim janë infeksione të tjera, që shpesh janë të ngjashme me Covid. Të tregojmë kujdes me sëmundjet e tjera, mbidiagnostikimin dhe ajo që është e rëndësishme me keqinformimin”, tha Kalo.