Pandemia e Covid-19 ka treguar se si Toka mund të rimëkëmbet nëse ne e lejojmë të pushojë”, është shprehur Papa Françesku.
Në një deklaratë të fundit për mjedisin, Papa Françesku u bëri thirrje njerëzve të zgjedhin mënyra më të thjeshta jetese për të ndihmuar një planet i cili tashmë po “rënkon”, për një rritje ekonomike.
Papa gjithashtu bëri thirrjen e tij për anulimin e borxheve të vendeve më të rrezi kuara.
“Ky veprim do të ishte i drejtë, pasi vendet e pasura kanë shfrytëzuar burimet natyrore të vendeve më të varfra. Në disa mënyra, pandemia aktuale na ka çuar në rizbulimin e mënyrave të jetesës më të thjeshta dhe të qëndrueshme,” tha Papa në një mesazh të shkruar.
“Tashmë ne mund të shohim se si Toka mund të rimëkëmbet nëse e lejojmë atë të pushojë: Ajri bëhet më i pastër, ujërat më të pastra dhe kafshët janë kthyer në vendet nga ku ishin zhdukur më parë. Pandemia na ka sjellë në një udhëkryq”, shkroi ai.
“Ne gjithashtu duhet të sigurojmë që paketat e rimëkëmbjes që po zhvillohen dhe vendosen në nivele globale, rajonale dhe kombëtare duhet të jenë paketa rigjenerimi”, u shpreh ai, pa përmendur ndonjë komb apo rajon të veçantë.