Lajme

Koronavirusi/ Sot është ulur numri i rasteve të reja në Shqipëri, sot janë 737 raste ky është qyteti më i prekur

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për respektimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Albania Adopts Punitive Fines for Breaching Coronavirus Restrictions | Balkan Insight

Kufizoni kontaktet përtej atyre familjare dhe shmangni deryrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.470 testime, prej të cilave 528 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 737 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 396 raste në Tiranë, 54 raste në Fier, 45 raste në Kavajë, 34 raste në Elbasan, 32 raste në Durrës, 31 raste në Korçë, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Pogradec, 16 raste në Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Kuçovë, 6 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, 4 raste në Berat, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, 3 raste në Kurbin, Delvinë, Peqin, 2 raste në Pukë, 1 rast në Shkodër dhe Skrapar.

MË TË LEXUARAT

To Top