Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar këshilltarit të kryeminsitrit Albin Kurti, Elvis Hoxha, për termin e përdorur ndaj qytetarëve të Kosovës si ”kosovaristët”.
Çitaku përmes një shkrimi në Facebook, ia rikujtoi atij një poezi shqiptare nga Mitrush Koteli, e cila e eleminon në fakt dallimin etnik ose territorial, por që në emërues të përbashkët e ka shqiptarizmën.
Postimi i plotë:
Për Elvisin dhe sojin e tij:
Jam shqiptar
e kosovar;
zot e krenar,
zot e bujar
mbi këtë dhé,
q’e kam si fe,
e përmbi fé:
E kam vatan!
E kam atdhe!