Nina Jakupi, është 8-vjeçarja shqiptare e cila arriti të dite si vajzë më inteligjente në mesin konkurentëve të tjerë nga 44 shtete.
Nina mori pjesë në garën ndërkombëtare të Matematikës në Dubai. Ajo arriti të zgjidhte 45 ushtrimet matematikore brenda 2 minutave e 23 sekonda.
8 vjeçarja nga Prishtina tha se i pëlqen shumë matematika dhe se ka fituar tre çmime për garat në matematikë. Nina tha se ka shumë dëshirë që te këtë sukses dhe se do të marrë pjesë në çdo konkurs.
“Më pëlqen shumë matematika pasi ka diçka që më bën të ndihem shumë krenare. Kam dëshirë të kem sukses në çdo konkurs që marr.
Më thonë se je shumë e talentuar në matematikë. Edhe fëmijët e tjerë të ushtrohen në matematikë”, tha Nina për ” Report Tv”.
Nxënësja e shkollës fillore “Ismail Qemali“ në Prishtinë, Nina Jakupi, zuri vendin e parë në garën ndërkombëtare e inteligjencës në Dubai “Brainobrain Fest 2022″.