Alban Beqiri nga Tirana ka triumfuar duke siguruar medaljen e parë historike në Kampionatin Botëror të Boksit.
Në mes të Beogradit, Beqiri ka valvitur edhe flamurin kombëtar. Beqiri është kualifikuar në gjysëmfinale e me pak fat mund të bëhet kampion.
Boksieri kuqezi ka mposhtur rivalin jordanez, Zeyad Eashash dhe është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror të boksit, në kategorinë deri në 71 kg.
Beqiri e dominoi totalisht takimin, duke dalë triumfues nga ringu. Me një boksim të shkëlqyer dhe me një teknikë të jashtëzakonshme si në mb rojtje ashtu edhe në s ulm, triumfoi me rezultatin 4-1.