Lajme

Krenari! Dy vëllezërit shqiptarë lënë pa fjalë jurinë në emisionin amerikan

Shqiptarët shkëlqejnë në botë. Kështu ka ndodhur edhe me dy vëllezërit shqiptarë në “America’s got talent”.

Arnold dhe Artan Balla i kanë lënë jurinë me gojë hapur me perfomacën e tyre akrobatike. Një ushtrim që ka nevojë për përkushtim dhe disiplinë, i ka nderuar dy vëllezërit, teksa edhe të pranishmit në sallë brohorisnin.

Dy vëllezërit e kanë quajtur përvojën thjeshtë të mrekullueshme. Juria ka dhënë një “Po” të madhe dhe performacën e radhës do ta shohim në spektaklin tjetër.

MË TË LEXUARAT

To Top