Henri Haxhiraj ka lindur në qytetin e Fierit, ka studiuar në Shqipëri në Fakultetin e Ekonomisë dhe ka marrë shumë kualifikime në universitetet dhe institucionet gjermane, ndërkohë që shkollën e mesme e ka përfunduar tek “Flatrat e Dijes”.
Mësuesja e tij e gjimnazit thotë se që atëhere Henri ishte një i ri i përkushtuar dhe ambicioz.
Sakaq, shtypi gjerman ka shkruar për Henrin nga Fieri si një promotor i punës në parlamentin gjerman.
Gjatë punës praktike në Bundestag, djali nga Fieri ka arritur të krijojë përshtypje shumë të mira, aq sa dhe në ëebsite-in e Bundestag-ut është shkruar për të.
Ja ku e shohim në një foto edhe krah kancelares gjermane Angela Merkel.