Ajo quhet Abby Haliti, ose Arbëresha Haliti dhe është një nga parukjerët më të kërkuar në Amerikë. Me origjinë nga Shkupi ajo migroi në Amerikë në moshën 17-vjeçare.
E ftuar në emisionin “Wake Up” ajo ka treguar pak nga histroia e saj. “Mora liçencën në Amerikë dhe fillova punën në sallone të vogla, jo shumë të famshme; dhe më vonë më lindi rasti të merem me njerëz që janë më të njohurit në ekspozitën e flokëve.”– rrëfen ajo.
Ajo shprehet se zanatin e ka marrë në Shkup që në moshën 13-vjeçare duke punuar si asistente. Ndërkohë që shkollën e zhvilloi në Amerikë, një shkollë, sipas saj, mjaft e vështirë dhe “kishte të bëntë me anatominë e njeriut”
Abby veçon punën që pati me Sigourney Weaver, Rita Orën, Fadil Berishën, e emra të tjerë të njohur në botë.
Pavarësisht se për të ka shkruar e përditshmja prestigjioze “Neë York Times” e deri tek revista “Vogue”, ajo nuk nguron të dhurojë intervista në media shqiptare.