Peshëngritësja shqiptare Evangjelia Veli, sapo është shpallur Kampione Europe në stilin e shkëputjes për peshën deri në 55 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.Sportistja shqiptare, e cila vitin e kaluar kishte siguruar medaljen e bronztë në këtë disiplinë, tregoi që në fillim se kërkonte të bënte edhe më mirë dhe të luftonte për majën e podiumit.
Ajo realizoi të tre provat me siguri duke ngritur 91, 93 dhe 95 kilogramë, të cilat i siguruan vendin më të lartë në podium në këtë stil, ndërsa la pas me një kilogram më pak Konotop të Ukrainës dhe Sterck të Belgjikës.Nderkohe Briken Calja është pa diskutim peshëngritësi kryesor tek i cili i ka sytë e gjithë Shqipëria në Kampionatin Europian që do të nisë sot në Tiranë.
Shtangisti shtërmenas vjen në këtë aktivitet pas një karriere me tituj dhe rekorde të njëpasnjëshme, si disa herë kampion Europe apo kampion bote në shkëputje vetëm disa muaj më parë.Pa harruar edhe paraqitjen historike në Lojërat Olimpike të Tokios, aty ku ishte vetëm 1 kg lagr medaljes, duke u renditur i katërti, për të shënuar rezultatin më të mirë të të gjitha kohërave të Shqipërisë në një Olimpiadë.