Nxënësi shqiptar, Dielli, një djalë 12 vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka vërejtur se në librat e tij shkollor mungon Kosova.
Ai e ngriti zërin për këtë çështje, gjë kjo që detyroi shkollën të ndryshojë librat duke e përfshirë edhe Kosovën në to.
Këtë e bëri të ditur nëna e Diellit, Aurora Pirraku Eriksson e cila është politikane shqiptare e angazhuar në radhët e Partisë Socialdemokrate për Besim dhe Solidaritet (Soialdemokrater för tro oh solidaritet), në qytetin Västerås të Qarkut Västmanland në Suedi.
“Krenare si nënë dhe si shtetase e Kosovës që djali im Dielli 12 vjeç vuri në dukje faktin se në librat e shkollës Kristiansborgsskolan Västerås të Suedis, nuk ishte Kosova. Ai ngriti zërin dhe sot kjo shkollë i ndryshoj librat. Një shkrepse i vë zjarrin pyllit dhe një çelës i vogël hap dyer te medha”, ka shkruar Aurora.