Lajme

Krenari! Shqiptarja nderohet nga presidentja e Zvicrës me titullin e veçantë: Heroinë grua!

Një grua dhe një burrë nga çdo kanton, si dhe nga zviceranët që jetojnë jashtë vendit, nderohen për kontributin e veçantë të dhënë për shoqërinë tonë gjatë kohës së masave kundër koronës.

VOAL

Në nderim të festës nacionale të Zvicrës, 1 gushtit, presidentja e konferderatës, Simonetta Sommaruga sot në Rütli ka ndarë mirënjohjet për “heronjtë e përditshmërisë”.

Në solemnitetin që po vazhdon edhe në këto momente, në vendin ku janë vënë themelet e Zvicrës, zonja Sommaruga ka kujtuar meritat e të gjithë njerëzve në luftimin e koronavirusit, kësaj pandemie që prej disa muajsh ka pushtuar si gjithë botën, edhe Zvicrën.

VOAL

Një grua dhe një burrë nga çdo kanton, si dhe nga zviceranët që jetojnë jashtë vendit, nderohen për kontributin e veçantë të dhënë për shoqërinë tonë gjatë kohës së masave kundër koronës, shkruan albinfo.ch. Ky kontribut konsiston, qoftë në transportin publik, në supermarkete apo farmaci, në ekipin kantonal të krizave ose në blerje për fqinjët e moshuar, në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit ose në qendrat e të moshuarve.

Presidentja u ka dhuruar të gjithë “heronjve” nga një fidan molle, të cilin ata/ato duhet ta marrin me vete në kantonin prej nga vijnë dhe ta mbjellin atje.

Në mesin e të nderuarve është edhe bashkatdhetarja jonë, Xhemile Fetaji nga Gostivari.

Xhemile Fetaji është një punonjëse në sferën e integrimit, migracionit dhe të të drejtave të gruas në kantonin Thurgau.

Zvicër/ Shqiptarja Xhemile Fetaji vlerësohet me titullin “Hero i ...

MË TË LEXUARAT

To Top