16 vjeçarja, Rrezarta Bojaxhiu, e lindur në Islandë por me origjinë nga Kosova, mahniti në mars të këtij viti jurinë e “The Voice Kids Germany” në audicionin e parë me këngën “Nessun Dorma” të Luciano Pavarotti.
Për të realizuar këngën e saj të parë me videoklip, ajo ka zgjedhur pikërisht vendin tonë, Shqipërinë.
“Ma s’shumti n’botë” pritet të publikohet sot në orën 17:00 në Youtube. Muzika e këngës së regjistuar nga “Mixey Music” është kompozuar nga Armend Rexhepagiqi, teksti nga Aida Baraku dhe producentë janë Yll Limani ,Fatjon Miftari.
Klipi është drejtuar nga Rinor Ukimeri, dhe është realizuar nga Creative Video / Arlind Repishti.