“Love Story” në Tv Klan ka tashmë çiftin e parë që ka shprehur dëshirën për t’u njohur njëri-tjetrin jashtë programit duke e ndërprerë kërkimin. Klaudia i tha “po” propozimit të Andit për të qenë partnerja e tij e tashmë ka ardhur momenti të vazhdojnë një etapë të re së bashku.
Por ndërsa kanë plane së bashku, do iu duhet të përballen me distancën pasi Klaudia jeton në Firence e Andi në Sarandë. Në emisionin “Rudina” ata tregojnë se cilat janë planet e tyre dhe a e shohin veten në të ardhmen e njëri-tjetrit.
“Larg e për mall” është një shprehje që thotë populli se kur je afër ndonjëherë fillojnë grindjet, por siç e thashë kemi një periudhë kur ke punë. Unë kur u futa në “Love Story” kisha disa plane pa i mbyllur dhe më duhet t’i përfundoj sepse të gjithë përveç dashurisë, e kemi pasur një synim.
Të them të drejtën, kam qejf të hap një shoqatë bamirësie. Para disa muajsh e kisha nisur si nismë, por më pëlqen që ta vazhdoj këtë gjë. Kam përshtypjen se përveç kësaj ndjenje të bukur që fitova në “Love Story”, do më ndihmojë dhe për diçka tjetër.”- ka thënë Andi.
Klaudia është shprehur se do të përpiqet të mbështesë çdo nismë dhe vendim të Andit.