Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka bërë me dije se grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re në shtator.
Valteri tha se 11 deputetët e grupit parlamentar demokrat janë ish- funksionarë të PD dhe kanë kontaktuar me votuesit dhe me ish- kryetarët e PD që Basha i nxori jashtë listave.
Pas emrit, deputeti opozitar Halit Valteri ka publikuar edhe logon e partisë së re që do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.