“Nëse e fiton Luizi, është në dë shtim Shqipëria. Ai nuk është shembulli që duhet të shpallet fitues”– Kështu u shpreh Krist Aliaj ditën e sotme në “Big Brother Vip”, për fitoren e mundshme të Luizit.
Në fakt, kjo deklaratë e Kristit, nuk iu drejtua vetëm Luizit, por të gjithë popullit shqiptar që ndjek ose jo “BBV.”
Krist Aliaj, i cilësuar shpesh nga opinionistët dhe disa banorë brenda “BBV” si një nga njerëzit “inteligjent” aty, i ka dhënë të drejtën vetes të gjy kojë vendimin e një populli të tërë. Pavarësisht “inteligjencës” së tij, me të cilën mburret dhe e mburrin, Kristi (dhe askush tjetër) nuk e përcakton nëse zgjedhja e një pjese të madhe të popullit, është një dështim për vendin.
Koha e ka treguar se shumica ka të drejtë dhe askush nuk e përcakton nivelin e një populli të tërë, vetëm nga preferenca e tyre për fituesin e “Big Brother Vip.” Çdokush ka të drejtë të japë mendimin e tij rreth diçkaje, por nuk ka të drejtë të gjykojë askënd, aq më pak një popull të tërë.