Rozë

Kristi pëlqen Keisin tani, por kjo është e dashura e huaj që e pret jashtë?

Krist Aliaj është një nga banorët më të komentuar të Big Brother. Por brenda shtëpisë nuk ka ngurruar të tregojë se është në lidhje me një vajzë të huaj. Kristi ka rrëfyer se është në lidhje prej 6 muajsh, me një vajzë e cila nuk është shqiptare, por nuk ka zbuluar më shumë për identitetin e saj.

Këtë lidhje e ka konfirmuar edhe babai i tij, Robert Aliaj. Ky i fundit pranoi se Kristi ka dikë që e pret jashtë, kur i biri përflitej për një lidhje të mundshme me Kejvinën, për të cilën Roberti kishte shprehur shpeshherë antipatinë.

“Nuk bëhet fjalë për romanca sepse Kristin e pret dikush tjetër jashtë”, u shpreh Roberti i cili pak javë më vonë, kur Kristi nisi ngac mimet me Keisin harroi si “me magji” fjalët që kishte thënë publikisht. Roberti u shpreh së fundmi në një intervistë se nuk e njeh Zazën.

Zaza është vajza shumë simaptike e cila përflitet si e dashura që pret Krisin jashtë shtëpisë. Nëse jo Roberti, vajza e tij Gala e njëh mirë Zazën pasi e ndjek edhe në rrjetet sociale. Komentet plot dashuri mes Kristit dhe Zazën në Instagram janë të dukshme.

Nuk dihet nëse lidhja që Kristi po nis me Keisin do ta ndajë më Zazën, apo e gjithë kjo është në kuadër të lojës.

MË TË LEXUARAT

To Top