Mbrëmjen e djeshme Kristi deklaroi se është ndarë nga e dashura para se të futej në “Big Brother VIP”, mirëpo kjo e fundit provoi të kundërtën duke publikuar mesazhet mes tyre.
Raporti dhe afrimiteti i tij me Keisin në një kohë që kishte dikë jashtë ka sjellë reagime të shumta në rrjet. Së fundmi në lidhje me këtë situatë ka komentuar dhe Fjoralba Ponari.
“E kuptoj konceptin që dashuria ndodh, të vjen papritur e më the të thashë, por më dëgjoni, IDE E ÇMENDUR: Po sikur të ndani ato që keni në shtëpi një herë pastaj të hidheni të tjetra?!”, ka shkruar moderatorja.